Aksion me agjentë të infiltruar, shqiptarët kapen me kanabis

505
Katër shqiptarë janë arrestuar pasditen e së dielës në Kavala të Greqisë pas një operacioni antidrogë. Shqiptarët, që i përkisnin moshës 36, 41, 44 dhe 65-vjeçare, do të përballen me akuzat e shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe pjesëmarrjes në një grup të ogranizuar kriminal.
Hetimet për shqiptarët kishin filluar pas dyshimeve se këta katër persona, identitetet e të cilëve nuk bëhen ende të ditura, ishin pjesëtarë të një rrjeti kriminal që merrej me shpërndarjen e sasive të mëdha të kanabisit në territorin grek.
Gjatë operacionit të mirëorganizuar, shqiptarët tentuan t’i shisnin 112 kilogramë kanabis drejt disa agjentëve të infiltruar, të cilët po silleshin si blerës të lëndës narkotike.
Autoritetet greke gjatë aksionit sekuestruan 112 kilogramët e kanabisit që ishin ndarë në 8 pako, dy makina si dhe 7 celularë.
Gjithashtu u verifikua se në lidhje me këtë bandë janë arrestuar më parë edhe katër shqiptarë të tjerë, të moshës nga 25 deri në 34 vjeç por që po mbahen në burg.
Sigal