Aksidenti në Lungomare, futet në burg përgjegjësi i projektit, lirohet inxhineri

648
Sigal

Gjykata e Vlorës jep masën e sigurisë  “arrest me burg” për Ilirjan Tahmazin, me detyrë Përgjegjes i Sigurimit Teknik ndërsa “arrest në shtëpi” për Tomorr Cena, me detyrë Inxhinier Zbatues i Projektit në firmën “Xh & M Sh.p.k”.

Dy inxhinierët e firmës që po kryenin punimet në Lungomare dolën sot në gjykatë

I pari para togave të zeza doli Tomorr Cena, me detyrë Inxhinier Zbatues i Projektit në firmën “Xh & M Sh.p.k”.

Pas tij doli Ilirian Tahmazi, me detyrë Përgjegjes i Sigurimit Teknik.

Sipas prokurorisë firma ndërtuese dhe dy inxhinierët akuzohen për shkelje të rregullave në punë dhe mosrespekim të kontratës.

Sipas Prokurorisë, nëse do të ekzistonte sinjalistika, aksidenti do shmangej. Megjithatë Prokuroria thekson se hetimet për aksidentin janë të hapura, në pritje të akt-ekspertimit.

Ndërkohë një ditë më parë Gjykata la në arrest shtëpie me mbikqyrje elektronike drejtuesin e mjetit, që ra në gropën e hapur për punimet e Lungomares, ku humbi jetën 17 -vjeçari Kristo Panajoti.

Seanca për masën e sigurisë ndaj 21-vjeçarit Petraq Beja, u zhvillua në dhomën e spitalit të Vlorës ku ndodhet ku ndodhet që prej natës së aksidentit të rëndë.

Ai ka deklaruar se po ecte me shpejtësi normale dhe se nuk kishte asnjë shenjë që sinjalizonte se po kryheshin punime.

Aksidenti i rëndë u regjistrua mbrëmjen e 26 nëntorit 2016.