Aksidenti në Berat, automjeti përplaset me murin

281
Sigal

Dy persona janë plagosur pasditen e kësaj të hëne në Berat si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në Berat.

Burime për Abc News bëjnë me dije se një mjet me targa AA 135 BZ, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me murin në anë të rrugës.

Si pasojë e përplasjes është plagosur drejtuesi i mjetit shtetasi me iniciale N.Xh. rreth 30 vjeç dhe pasagjeri që ndodhej në makinë.

Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.