Aksident zinxhir në Tiranë, përplasen 3 makina

520
Sigal

Para pak minutash ka ndodhur një aksident te Kthesa e Kamzës, në Tiranë, ku për pasojë janë përplasur 3 makina njëra pas tjetrës.

Ende nuk ka raportime për persona të lënduar, por siç shihet në pamjet e mëposhtme përplasja ka qenë e fortë.

Policia ndodhet në vendngjarje, ndërsa shkak i aksidentit mendohet të ketë qenë lëvizja e gabuar e njërit prej drejtuesve të mjeteve të përfshira.