Aksident masiv në autostradën Tiranë-Durrës, përplasen 5 makina

531
Sigal

Një aksident masiv ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës.

Aksidenti ka ndodhur në Mëzëz, ku për pasojë janë përfshirë 5 makina.

Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar.

Forca të policisë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.