Aksident tragjik në Greqi, vdes shqiptari

277
Sigal

Një shqiptar ka humbur jetën në mënyrë tragjike në zonën e Imathia në Greqi.

Viktimë ka mbetur një 41 vjeçar.

Ditën e premte në mesditë, ai po drejtonte automjetin në rrugën provinciale Alexandria – Giannitsa, kur humbi kontrollin dhe doli nga rruga, raportojnë mediat greke.

Makina u përmbys dhe i shkaktoi plagosje të rëndë e më pas vdekje 41-vjeçarit shqiptar, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur.

Hetimi paraprak për shkaqet e sakta të aksidentit kryhet nga Departamenti i Policisë së Aleksandrisë.