Aksident në Thumanë, plagosen dy turiste të huaja

42
Sigal

Një aksident ka ndodhur rreth orës 02:00 të mëngjesit pranë rrethrrotullimit në Thumanë.

Dy shtetase të huaja kanë shpëtuar mrekullisht në një aksident. Ato po udhëtonin drejt Tiranës dhe për fat të keq kanë humbur kontrollin duke u përplasur me barrierën anësore dhe më pas kanë përfunduar jashtë rrugës.

Patrulla e policisë ka njoftuar autoambulancën dhe më pas dy turistet janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Dy shtetaset janë dëmtuar lehtë dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Shkak i aksidentit dyshohet të jetë lagështia në rrugë dhe mungesa e ndriçimit.