Aksident në Shkodër, plagoset rëndë një 18-vjeçar

115
Sigal

Aksident i rëndë në aksin Shkodër-Postribë. Aksidenti ka ndodhur në fshatin Hot i Ri.

Drejtuesi i një motori është përplasur me një shtyllë që ndodhet afër rrugës. Sipas burimeve, drejtuesi i motorit ndodhet në gjëndje të rëndë në spitalin rajonal të Shkodrës.

Ky është aksidenti i dytë brenda pak ditësh që regjistrohet në këtë aks rrugor. Një aks mjaft problematik përsa i përket aksidenteve në Shkodër.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 18:30, në aksin rrugor Shkodër – Mes, në vendin e quajtur “Hot i Ri”, shtetasi B. R. 18 vjeç, banues në fshatin Ura Shtrejt, Shkodër, duke drejtuar një motoçikletë, ka humbur kontrollin e drejtimit të motoçikltës, dhe për pasojë motoçikleta është përplasur me një shtyllë.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i motoçikletës i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër nën kujdesin e mjekëve.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.