Aktori i madh, Gulielm Radoja, del në krah të artistëve në mbrojtje të Teatrit Kombëtar

359
Sigal

Aktori i madh, Gulielm Radoja, del në krah të artistëve në mbrojtje të Teatrit Kombëtar, për të cilin Bashkia e Tiranës ka vendosur shembjen.

Në një video-mesazh, aktori Radoja thotë se është në Durrës dhe nuk mund t’i bashkohet kauzës së fortë të artistëve, por se është me ta në mbrojtje të teatrit.

Sipas aktorit Radoja, kjo që po bëjnë politikanët është e turpshme dhe një krim, duke shtuar i revoltuar se ata do të mbyten në të keqen e tyre.

“Përshëndetje miqtë e mi. Ndjehem shumë i emocionuar për atë që po ndodh me Teatrin tonë. Megjithëse jam prononcuar dy herë, e ndjej si detyrim të them dhe dy fjalë. Nuk ka gjë më të turpshme se kjo që po ndodh, por më shumë se sa turp, ky është një krim. Është një krim i atyre që thonë se ‘unë jam mbret e bëj cfarë të dua’, por ata do të mbyten në të keqen e tyre. Unë jam me ju, pavarësisht se jam në Durrës dhe nuk vij. Jam me ju miqtë e mi, ne do të fitojmë”, thotë Radoja.

Aktori i madh dhe qytetari i lirë, Gulielm Radoja, mbështetës i fuqishëm i kauzës sonë, në pamundësi të ardhjes nga Durrësi, dërgoi këtë videomesazh.

Gepostet von Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit am Freitag, 15. Mai 2020