Aksident në rrugën Tiranë-Durrës, Smarti përplas motorin (VIDEO)

247
Sigal

Në rrugën dytësore Tiranë-Durrës ka ndodhur një aksident i rëndë. Sipas njoftimit të policisë mësohet se mjeti me drejtuese shtetasen G. G., ka përplasur motomjetin me drejtues H. P., rreth 40 vjeç.

I aksidentuari është transportuar për në spital në gjendje të rëndë për jetën po ashtu sipas dëshmitarëve okular thuhet se ambulanca vonoi të vinte në kohë.

Në pamjet e mëposhtme mund të shihet se si kalimtarët i japin ndihmën e parë në pritje të ambulancës.

“Më datë 23.06.2021, në rrugën dytësore Durrës-Tiranë, mjeti me drejtuese shtetasen G. G., ka përplasur motomjetin me drejtues H. P., rreth 40 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e rrethanave të aksidentit.”