Aksident në Rrugën e Kombit/ Makina, përplaset me trafikndarësen, rëndë shoferi

466
Sigal

Pak minuta më parë ka ndodhur një aksident në Rrugën e Kombit në dalje të tunelit të Kalimashit.

Një automjet është përplasur me trafikndarësen, pasi ka rrëshqitur nga ngricat.

Drejtuesi i mjetit është dërguar ne Spitalin e Kukësit në gjendje të rëndë, e më pas është nisur drejt Tiranës.

Ende nuk dihet identiteti i tij. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.