Aksident në Lushnjë / Zetori përfundon në kanal, humb jetën 61-vjeçari

224
Sigal

Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në fshatin Zhamë të Lushnjës.

Një zetor ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në kanal.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën 61-vjeçari që drejtonte mjetin bujqësor. Sipas News24, viktima është 61-vjeçari Sherbet Meta.

Nga informacionet paraprake, dyshohet se shkak i aksidentit është bërë mungesa e ndriçimit në këtë zonë.

Është dashur ndërhyrja me një mjet të tonazhit të rëndë për të lëvizur zetorin dhe po punohet për nxjerrjen e trupit të pajetë të 61-vjeçarit.