Aksident në Lushnjë, nënë e bir shpëtojnë për mrekulli

519
Sigal

Mesditën e sotme një automjet tip Audi A4 ka dalë nga Rruga në aksin rrugor rrethrrotullimi i Çermës-Lushnjë.

Makina drejtohej nga një femër, e cila kishte në makinë dhe djalin e saj, ka dalë pranë fshatit Zhame ku pas daljes nga rruga është përplasur me mbikalimin metalik.

Nga kjo përplasje makina është batuar, por fatmirësisht të dy personat, nënë e bir, nuk kanë pësuar lëndime.

Mësohet se mjeti ishte marrë me qira.