Aksident në Lezhë, motori përplaset me kamionçinën, plagosen rëndë drejtuesi dhe pasagjeri i tij

118
Sigal

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën dytësore Lezhë-Rrilë, ku kanë mbetur të plagosur rëndë dy persona.

Një motor është përplasur me një kamionçinë dhe për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit dhe pasagjeri i tij.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë si dhe ambulanca që ka transportuar në spital dy të plagosurit e identifikuar si Agustin Bibaj dhe Florian Picaku, të cilët ndodhen në gjendje të rëndë.

Informacion paraprak

Në aksin rrugor Lezhë-Milot, automjeti tip “Ford” me drejtues shtetasin A.P., është përplasur me mjetin motor me drejtues shtetasin A.M., dhe pasagjer shtetasin F.P., të cilët kanë marrë dëmtime dhe janë transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë.

Drejtuesi i automjetit shtetasi A.P. është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.