Mëngjesin e sotëm një makinë goditi një motor në autostradën Levan-Tepelenë, duke i marrë jetën drejtuesit ende të paidentifikuar të motorit.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 09:00, në afërsi të vendit të quajtur “24 Orëshi”, Mallakastër. Shtetasi me iniciale A.H, 27 vjeç, që drejtonte makinën tip “Range Rover” është shoqëruar në Komisariatin e Policisë në Fier. Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.