Aksident në kryeqytet/ Një minoren në gjendje të rëndë, arrestohet drejtuesi i mjetit

524
Sigal

Një aksident ka ndodhur sot në kryeqytet. Makina që drejtohej nga një 18-vjeçar ka përplasur një 14-vjeçar i cili është në gjendje të rëndë. Policia ka arrestuar drejtuesin e automjeti.

Njoftimi i Policisë:

Nga Seksioni OPGJ-ve në Komisariatin Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë u bë arrestimi i shtetasit F. H., 18 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i tij u bë pasi, në rrugën “Dedë Gjo Luli” duke drejtuar mjetin tip “Audi” ka aksidentuar shtetasin e mitur R. M.,14 vjeç banues në Tiranë i cili ndodhet në spital në gjëndje të rëndë shëndetsore.

Materialet në ngarkim të tij u referuan pranë Prokurorisë së Gjykatës Shkallës Parë Tiranë për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor.