Video/ “Humanizëm bardheblu”: Tirana shfaq shndërrimin e stadiumin në “banesë” të të pastrehëve

506
Sigal

Tirana ishte ndër klubet e para që u përgjigjën prezent në momentin që ndodhi tragjedia e tërmetit vdekjeprurës të 26 nëntorit. Bardheblutë nuk menduan gjatë të hapnin dyert e stadiumit dhe ambjenteve përreth për të gjithë ata që nga kjo fatkeqësi natyrore mbetën të pastrehë.

Bardheblutë nëpërmjet një viden të postuar në “Facebook”, kanë treguar të gjitha momentet, nga momenti kur hapën dyert e Selman Stërmasit për të prekurit, deri te momenti kur shpërndanë ndihmat.

Një ditë më parë, kryeqyetetasit shpërndanë ndihmat e tyre në Thumanë, zona më rëndë e prekur nga tërmeti, ndërsa tashmë kanë shërbyer veshje, ushqime dhe dyshekë për ti bërë këta njerëz të ndihen të mbështetur, të ndihen se nuk janë vetëm…