Aksident në Korçë, nga përplasja mjeti përfundon në kanal

627
Sigal

Në orët e vona të pasdites së sotme një aksident ndodhi në aksin Korçë – Pogradec.

Mësohet se dy makina u përplasën në fshatin Vloçisht, ndërsa për pasojë mbetën të plagosur drejtuesit.

Si pasojë e përplasjes njëra prej makinave përfundoi në kanal.

Dyshohet se shkak i aksidentit ishte parakalimi i gabuar, por edhe shpejtësia tej normave të lejuara.

Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.