Aksidentohet kalimtarja në Prrenjas

689
Sigal

Pasditen e sotme një makinë ka përplasur një këmbësore në Përrenjas Fshat.

53 vjeçari me iniciale M.B, banues në Tiranë ka përplasur me mjetin e tij tip ‘Benz’ F.K.,87 vjeçe e cila është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Librazhdit.

“Në aksin rrugor Librazhd-Prrenjas, në fshatin “Prrenjas”, shtetasi M.B., 53 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar mjetin tip “Benz” me targa TR 1271 J, ka aksidentuar këmbësoren shtetasen F.K.,87 vjeçe, banuese në fshatin “Përrenjas”

Shtetasja F.K., ndodhet në spitalin e Librazhdit, nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.

Grupi hetimor po kryen veprimet në vendngjarje për të përcaktuar shkakun e aksidentit.