Një aksident ka ndodhur ditën e ditën e sotme në aksin Fier-Lushnjë.
Mësohet se një 26-vjeçar me iniciale E.N ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka përfunduar në kanal. Si pasojë e përplasjes së rëndë i riu ka humbur jetën.
Njoftimi i Policisë:
Fier/Informacion paraprak Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në aksin rrugor Fier-Lushnjë, shtetasi E. N., 26 vjeç, banues në Fiershegan, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Si pasojë e daljes nga rruga, 26-vjeçari ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.