Inceneratori i Tiranës/ LSI-deputetit të PS-së: Përgjigju në SPAK a ke konflikt interesi, pastaj flasim për të tjerat…

324
Sigal

Inceneratori i Tiranës vijon të përplasë LSI-në me deputetin e PS-së, Alqi Bllako.

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari iu përgjigj reagimit të socialistit, pasi ky i fundit i quajti “mashtrime për hakmarrje personale”, akuzat e ngritura nga Monika Kryemadhi.

Braimllari në një shënim në rrjetet sociale thotë se deputeti socialist duhet të përgjigjet në SPAK nëse ka konflikt interesi për konesionin e impiantit të përpunimit të mbetjeve në kryeqytet.

“Alqi Bllako keto i dime ne, edhe tenderat ne konviktet e Kolonjes, edhe fabriken e birres, edhe ato te tjerat qe i shet babai tek djali pastaj tek te tjeret pastaj i blene prap vet.

Por kete incineratorin qe punonte Babai yt kur ishe ti drejtor a ke konflikt interesi, a e ke devijuar ti bashke me Erion Veliajn fatin e nje koncensioni korruptiv?

Pergjigju në SPAK per keto ti nje here pastaj hajd se flasim per te tjerat”, shkruan Braimllari.

Inceneratori i Tiranës/ LSI-deputetit të PS-së: Përgjigju

 

Sot, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi akuzoi deputetin socialist se “ka përfituar 125 mijë euro nga afera e inceneratorit të Tiranës, nëpërmjet pagave të babait të tij”.