Aksident në Elbasan, kamioni përplaset me makinën

116
Sigal

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në Elbasan.

Mësohet se një kamion është përplasur me një makinë.

Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e aksidentit, pritet një njoftim zyrtar nga ana e policisë.

Ndërkohë për shkak të festimeve të ditës së Verës ka patur trafik të rënduar që në hyrje të qytetit tëElbasanit. Festimet kanë nisur që një ditë më parë. Panairi në qendër të Elbasanit është kthyer në atraksion për shumë qytetarë.