Punësimi, hapen 1400 vende në ministri e institucione

1613
Kryeministria dhe shumë dikastere e agjenci shtetërore shpallin mundësitë që studentët të angazhohen si praktikantë
Tregu i punës në Shqipëri është cilësuar përherë si i vështirë për ata që sapo dalin nga bankat e shkollës. Në shumicën e rasteve ajo që kërkohet është eksperienca që të sapodiplomuarve u mungon. Institucionet e qeverisjes qendrore, ato vendore dhe disa kompani publike e private në vend kanë vendosur që të ofrojnë mundësinë e praktikave të punës dhe numri i vendeve të njoftuara bëhet përmes platformës së ngritur për këtë aspekt.

Ministria e Financave dhe një seri institucionesh të tjera publikuan këtë javë njoftimin për pjesëmarrjen në këto praktika dhe sipas platformës në total numri i vendeve të ofruara është 1343. Aplikimi mund të bëhet online përmes faqes së vënë në dispozicion për praktikat dhe profilet ku mund të aplikohet janë gjithëpërfshirëse. Vetëm Kryeministria ka lënë si opsion 20 vende për praktikantët që mund të kenë profil studimor si juridik, ekonomik, inxhinieri, shkenca politike. Gjithashtu, Ministria e Jashtme ka publikuar 28 vende të lira ku mund të angazhohen praktikantët. Institucione të tjera në varësi direkte të Kryeministrisë kanë hapur gjithashtu mundësi për praktikë, ku mes të tjerash INSTAT që kërkon 19 praktikantë, ASIG 2 dhe drejtoritë rajonale të arkivës me një total prej 26 studentësh.

Totali i institucioneve që ofrojnë mundësinë e praktikës sipas të dhënave të gjeneruara nga platforma është 19 për ato qendrore, 93 institucione varësie, 19 njësi të qeverisjes vendore dhe 10 shoqëri tregtare. Vetëm OSHEE kërkon 29 praktikantë me profil ekonomik.

Sipas shënimit të secilit institucion, të drejtën për të aplikuar në programin kombëtar të praktikave të punës e kanë të gjithë ata që kanë përfunduar studime të ciklit të parë (bachelor) dhe janë duke studiuar apo kanë përfunduar studime të ciklit të dytë në një nga profilet studimore të lart përmendura në përshkrimin e bërë nga secili institucion. Programi parashikohet që të zgjasë tre muaj. Platforma është ende në rifreskim të dhënave dhe në ditët në vijim pritet që numri i vendeve të lira për praktikë të rritet, ndërkohë që listës mund t’i shtohen institucione të reja.
Kryeministria kërkon 20 praktikantë të cilët duhet të jenë të profilit studimor:
Juridik
Ekonomik
Inxhinieri
Shkenca Politike
Statistikë/Matematikë
IT
Shkenca shoqërore/sociale
Informatikë Ekonomike.
Institucionet e varësisë të cilët kërkojnë praktikantë janë:
INSTAT, Tiranë kërkon 19 praktikantë përkatësisht të profilit studimor Informatikë ekonomike, inxhinieri elektrornike, inxhinieri informatike, Matematikë/Inxhinieri Matematike, ekonomi statistike, Universiteti Bujqësor

ASIG, Tiranë kërkon 2 praktikantë përkatësisht të profilit studimor Gjeoinformatikë.
Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave (Drejtoria e Përgjithshme, Tiranë) kërkon 15 praktikantë përkatësisht të profilit studimor Histori/Arkivistikë.
Drejtoria Rajonale e Arkivit Shtetëror, kërkojnë praktikantë përkatësisht në këto degë sipas kërkesave në qytetet:

Tiranë, (2) Histori/Arkivistikë
Durrës, (2) Histori/Arkivistikë
Elbasan, (2) Histori/Arkivistikë
Korçë, (2) Histori/Arkivistikë
Vlorë, (2) Histori/Arkivistikë
Gjirokastër, (2) Histori/Arkivistikë
Shkodër, (2) Histori/Arkivistikë
Lezhë, (2) Histori/Arkivistikë
Dibër, (2) Histori/Arkivistikë
Kukës, (2) Histori/Arkivistikë
Fier, (2) Histori/Arkivistikë
Berat, (2) Histori/Arkivistikë

ADISA, (Sektori i Performancës), Tiranë kërkon 1 praktikant përkatësisht të profilit studimor Informatikë ekonomike, statistikë, matematikë, ekonomik.
Zyrat Rajonale kërkojnë praktikantë përkatësisht në këto degë sipas kërkesave në qytetet:

Tiranë, (3) Marketing
Kavajë, (1) Marketing
Krujë, (2) Marketing, Juridik
Fier, (2) Marketing, Juridik

Nëse keni përfunduar studimet e ciklit të parë, (bachelor), jeni duke studiuar apo keni përfunduar studimet e ciklit të dytë në një nga profilet studimore të lartpërmendura, jeni të mirëpritur të aplikoni.
Ministria e Punëve të Jashtme, kërkon 28 praktikantë të cilët duhet të jenë të profilit studimor:
Juridik
Shkenca politike
Histori
Informatikë
Gjuhë të huaja
Ministria e Financave, Tiranë kërkon 7 praktikantëtë profilit studimor:
Shkenca ekonomike
Shkenca juridike
Institucionet e varësisë të cilët kërkojnë praktikantë janë:

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, Tiranë kërkon gjithsej 6 praktikantë në drejtimet: Juridik (1), Ekonomik (2), Kimi ushqimore / industriale (2), Gjuhë e huaj (anglisht) (1).
Sigal