Aksident në Berat, makina përplas biçikletën, lëndohet 40-vjeçari

95
Sigal

Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm në Berat ku një 51-vjeçar dyshohet se ka përplasur me automjet një person që po lëvizte me biçikletë.

Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 08:10, në rrugën urbane “Antipatrea”, në lagjen “Çlirim”, ku personi me inicialet D. D., 51 vjeç, ka aksidentuar Xh. B., 40 vjeç, i cili lëvizte me biçikletë.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i biçikletës ka përfunduar në spital, ndërsa në komisariat ka përfunduar drejtuesi i makinës.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i plotë:

Berat/Informacion paraprak

Rreth orës 08:10, në rrugën urbane “Antipatrea”, në lagjen “Çlirim”, shtetasi D. D., 51 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasin Xh. B., 40 vjeç, i cili lëvizte me biçikletë.

Si pasojë është dëmtuar shtetasi Xh. B., i cili u dërgua në Spitalin Rajonal Berat, për ndihmë mjekësore.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi D. D., u shoqërua në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.