Aksident në aksin Fier-Seman, përplasen dy automjete

30
Sigal

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Fier-Seman. Dy automjete janë përplasur në këtë aks rrugor dhe për pasoje janë dëmtuar të dy mjetet.

Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur Ferma e Çlirimit. Në vendngjarje ka shkuar autoambulanca dhe policia e qarkullimit qe po kryen ekspertizën për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Ende nuk ka informacion zyrtar për të lënduar ndërkohë që si shkak i këtij aksidenti është krijuar trafik në lëvizjen e automjeteve.