Aksident në aksin Burrel-Rrëshen, mjeti përplaset me kamionin, pesë të plagosur

58
Sigal

Një aksident i rëndë me pasojë plagosjen e pesë personave ka ndodhur këtë të mërkurë në Burrel, ku një mjet është përplasur me kamionin.

Policia bën me dije se një automjet tip “Pasat” është përplasur me një kamion të tonazhit të rëndë në vendin e quajtur “Pujkë”.

Si pasojë e përplasjes së fortë u plagosën pesë personat që ndodheshin në autoveturë.

Ata u dërguan në spitalin e Burrelit për të marrë ndihmën e parë mjekësore, ndërsa drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja në vendin e parë janë transportuar drejt spitalit të Traumës në Tiranë pasi ndodhen në gjendje më të rëndë.

Grupi hetimor në vendin e ngjarjes ka nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e aksidentit.