Ishte në proces tharjeje, sekuestrohen 20 kg kanabis në Krujë, arrestohet 41-vjeçari

96
Sigal

Është finalizuar operacioni i koduar ‘Home’. Në kuadër të këtij operacioni ka rënë në pranga 41-vjeçari E.M., për kultivim të bimëve narkotike.

Gjithashtu gjatë këtij operacioni në Krujë janë sekuestruar 20 kg kanabis në proces tharje.

“Sekuestrohen rreth 20 kg kanabis në proces tharjeje dhe vihet në pranga 41-vjeçari që e mbante lëndën narkotike në banesë. Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, si dhe në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë kanë finalizuar operacioni e koduar “Home”, si rezultat i të cilit u vu në pranga shtetasi: -E. M., 41 vjeç, banues në Fushë Krujë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 41-vjeçarit, u gjetën dhe u sekuestruan rreth 20 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis në proces tharjeje, si dhe një sasi tjetër lënde e dyshuar narkotike kanabis, e ndarë në doza, gati për shitje. Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme”, thuhet ne njoftimin per shtyp te Policise.