Aksident i rëndë te Uji i Ftohtë në Tepelenë, dy të lënduar me urgjencë në spital

243
Sigal

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në aksin nacional Tepelenë- Gjirokastër, ne zonen e njohur si ‘Uji i Ftohte’.

Mësohet se një autoveturë që ishte duke ardhur nga Saranda në drejtim të Tiranës është përplasur me një tjetër automjet që po vinte në drejtim të kundërt.

Për pasojë, të lënduar kanë mbetur katër persona, prej të cilëve njëri është në gjendje të rëndë.  Të lënduarit janë transportuar në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës. Policia rrugore ndodhet në vendngjarje për të zbuluar shkaqet e aksidentit.