Aksident i rëndë në Tunelin e Kalimashit, dyshohet për një viktimë

230
Sigal

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në Tunelin e Kalimashit.

Ka dyshime se nga aksidenti një person ka mbetur i vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur.

Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë brenda tunelit, në rrugën në drejtim të Tiranës.

Shërbimet e policisë, urgjencës dhe zjarrfikësit janë në vendngjarje.