Aksident i rëndë në Tiranë, makina përplas 63-vjeçaren

488
Sigal

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bulevardin “Gjergj Fishta” në Tiranë, ku si pasojë është plagosur një grua 63 vjece.

Nga raportimet e policisë thuhet se “në afërsi të Urës së Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, një mjet ende i paidentifikuar ka aksidentuar shtetasen E.GJ , 63 vjeçe , e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.”

Policisa ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe së bashku me grupin hetimor po vijojnë punën, për identifikimin dhe kapjen e mjetit që ka shkaktuar aksidentin.