Aksident i rëndë në Berat, ndërron jetë fëmija 4-vjeçar

115
Sigal

Sot rreth orës 14:00 në fshatin Samaticë, shtetasi R.Gj., 46 vjeç, duke drejtuar automjetin ka aksidentuar shtetasin G.O., 4 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi mjetit është shoqëruar në ambjentet e Komisariatit të Policisë Berat, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.