Aksident i rëndë në aksin Shkodër-Lezhë, një i vdekur dhe një i plagosur rëndë

56
Sigal

Një aksident është regjistruar në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Djaçit”.

Si pasojë, automjeti me drejtues shtetasin Z. M., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin V. T., ku si pasojë ka ndërruar jetë Z. M.

Sa i përket shoferit tjetër, pra V.T., është dërguar në Spitalin e Traumës për mjekim më të specializuar. Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i Policisë:

Lezhë/Informacion paraprak

Në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Dajçit “, automjeti me drejtues shtetasin Z.M.,është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin V.T., ku si pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit shtetasi Z.M., dhe ka marrë dëmtime e dërguar në spitalin e Traumës, Tiranë drejtuesi i mjetit tjetër shtetasi V.T.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.