Aksident i frikshëm në Rrugën e Arbrit, makinat përplasen ‘kokë më kokë’, dy të plagosurit nisen drejt Traumës

68
Sigal

Pak më parë një aksident ka ndodhur në Rrugën e Arbrit. Dy persona janë plagosur, ku njeri është në gjendje të rëndë.

Në aksident janë përfshirë dy makina, të cilat janë përplasur kokë më kokë në vendin e quajtur ‘Shkallët e Xibrrit’ pjesë e Rrugës së Arbrit. Fillimisht dy të pasosurit, Azem Guna, 25 vjeç dhe Urim Kukeli, 55 vjeç, janë dërguar në qendrën shëndetësore të Klosit ku kanë marrë ndihmën e parë, me pas janë dërguar në spitalin e Burrelit.

Mësohet se dy të plagosurit janë nisur me urgjencë drejt spitalit të Traumës.

Nuk është hera e parë që në këtë aks rrugor ka pasur aksidente. Policia dhe grupi hetimor janë në vendngjarje për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

  • foto galeri