Aksident afër Pyllit të Sodës në Vlorë, makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, një i plagosur

106
Sigal

Një aksident është regjistruar sot në afërsi të Pyllit të Sodës në qytetin e Vlorës. Mësohet se një automjet tip “Audi” ka dalë jashtë rruge dhe ka përfunduar në kanal.

Nga të dhënat e para, raportohet për një person të plagosur.

Deri më tani nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti, ndërsa pritet të zbardhet nga autoritetet përkatëse