“Deklaroni pasurinë brenda 48 orëve”, OLF u dërgon formularin tre të ‘fortëve’

296
Sigal

Operacioni Forca e Ligjit ka zbarkuar sot në Berat dhe në Kuçovë, duke u dhënë ultimatum tre personave, për të justifikuar pasurinë që kanë.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krīm të organizuar apo krīme të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve: Lani Duleviç, Andrea Dinga dhe Olgert Hoxha.

“Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme”– njofton OFL.

NJOFTIMI

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krīm të organizuar apo krīme të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

Lani Duleviç, banues në Berat, i dënuar në Itali për veprën penale “Shfrytëzim prōstitucioni”;

Andrea Dinga, banues në Kuçovë, i dënuar në Itali për veprën penale “Shfrytëzim prōstitucioni”;

Olgert Hoxha, banues në Kuçovë, i dënuar në Itali për veprën penale “Trafikīm i lëndëve narkotike”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krīmi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.