AKEP drejt arbitraritetit për një vendimmarrje të fshehtë, Përse ky nxitim nga kryetari Zela?

542
AKEP drejt arbitraritetit për një vendimmarrje të fshehtë, pa transparencë dhe të pa konsultuar me operatorët në treg. 
Në datën 15 shkurt pritet të miratohet nje vendim i cilësuar si korruptiv nga dy operatorët më të mëdhenj në tregun e telekomunikacionit.
Ora News siguron dokumentin ku kërkohet të diferencohet zbatimi i masës rregulluese të mos-diskriminimit ne tarifat me pakice te thirrjeve on-net/off-net për Albtelecom dhe dy operatorët e tjerë, duke e hequr këtë detyrim për Albtelecom duke filluar nga data 1.04.2018.
Operatorët akuzojnë për klientelizëm dhe shkelje të transparencës.
Përse ky nxitim nga kryetari i AKEP Ilir Zela dhe çfarë motivesh fshihen pas vendimit që bie ndesh me legjislacionin financar?
I pyetur nga Ora News mbi shqetësimin e operatorëve kreu i AKEP tha se çështja nuk ka interes për publikun


Sigal