Akedimiku Myzafer Korkurti: Të bashkohet Akademia e Shkencave me Institutet e Kërkimit Shkencor

507
Sigal

Akedimiku Myzafer Korkurti, i pranishëm në komisionin e medias, propozoi që Institutet e kërkimit shkencor duhet të jenë në varësi të Akademisë së Shkencave. Korkurti theksoi rëndësinë e një modeli të ri, pasi sipas tij modeli që u ndoq nuk ishte i efektshëm. Për akademikun është e rëndësishme ndarja e kërkimit shkencor me kërkimet pasuniversitare të Arsimit të Lartë. “Akademia e Shkencave të jetë me institutet e dy seksioneve, seksionit të shkencave natyrore dhe shkencave shoqërore. Përvoja shumëvjeçare ka treguar që duhet ndarë kërkimi shkencor me studimet pasuniversitare”.- deklaroi Korkurti. Ndërkohë ish-ministrit i Arsimit, Myqerej Tafaj, nuk ka kundërshtuar duke theksuar se ky ribashkim nuk i shërben vendit. “Kjo nuk është në mirë të Shqipërisë, aq më tepër të Shqipërisë si një vend i vogël. ky do të ishte një luks i madh”.-deklaroi Tafaj. Komisioni i medias u shoqërua me debate edhe sa i takon plotësimit të vendeve vakante  në AMA dhe RTSH. Opozita deklaroi se nuk do të plotësojë vendet vakante në AMA, pasi procesin e ndjekur nga maxhoranca e kanë depozituar në gjykatë. Ndërsa maxhoranca u tregua e vendosur, që ashtu si e bëri funksional këtë ent, ashtu do ta bëjë edhe TVSH-në.