Akademik Artan Fuga: Çfarë kemi dhe çfarë nuk kemi

561
Sigal

Kemi Kuvend, por nuk kemi deputetë, kanë ikur!
Kemi Akademi Shkencash, por pa shkencë brenda, asnjë pikë!
Kemi Ministri Drejtësie, por nuk kemi ende gjykata!
Kemi drejtori hekurudhash, por nuk kemi trena.
Kemi ministri të Jashtme, por nuk kemi ministër!
Kemi ministri Mbrojtjeje, por nuk kemi ushtarë!
Kemi drejtori peshkimi, por pa anije peshkimi!
Kemi ekonomi tregu, por pa bursa aksionesh.
Jemi vend evropian, por nuk na pranojnë në Evropë!
Kemi votime, por nuk kemi zgjedhje, sepse kemi rizgjedhje!
Kemi autonomi universitare, por rektorët i heq dhe i vë shteti!
Do të kemi stadium futbolli evropian, por asnjë ekip futbolli në Evropë!
Kemi kombëtare futbolli, por nuk kemi trajner dhe lojtarë, janë shpërndarë andej këndej!
Kemi punë, por thuhet se nuk ka kush punon!!!
Kemi një komb me shqiptarët e Kosovës, por nuk kemi një shtet!
Kemi kopsht zoologjik, por nuk kemi kafshë të egra në të!
Kemi pista, por nuk kemi biçikleta!
Kemi teatër, por nuk kemi drama.
Kemi të kaluar, por nuk kemi kujtesë.