Akademik Anastas Angjeli: Përballë krizës, sfidat e teorisë dhe politikave ekonomike

442
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Sot më datë 22.07.2021, në orën 11:00, në hollin kryesor të UMSH, promovohet libri i Akademik Anastas Angjelit dhe Prof.Dr. Adrian Civicit

Dy profesorët e njohur të Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, Akademik, Prof. Dr. Anastas Angjeli dhe Prof. Dr. Adrian Civici, promovojnë librin “Përballë krizës — Sfidat e teorisë dhe politikave ekonomike”. Me një titiull aktual që është vazhdim i ngjarjeve e situatave ekonomike të lidhura me pandeminë, për periudhën qershor 2020 – qershor 2021.

“Një vit më parë, kur publikuam pjesën e parë të librit “Kriza ekonomike – Në periudhën e koronavirusit”, premtuam se do të riktheheshim me pjesën e dytë të këtij libri që mbulon analiza dhe reflektime për periudhën qershor 2020-qershor 2021.

Kjo nuk ishte thjesht një dëshirë, por ishte dhe një detyrim ndaj lexuesve për shkak se, kur u shkruajt dhe u publikua pjesa e parë e këtij libri, pandemia dhe kriza ekonomike rrjedhojë e kësaj pandemie, ishte vetëm në flllesat e veta.

Ne përshkruam në të shkaqet, pasojat e pritshme dhe masat që po aplikoheshin dhe duhet të merreshin për përballjen me këtë krizë. E menduam dhe vlerësuam që ajo do të ishte një krizë e thellë, e gjatë, me pasoja të rënda ekonomike e sociale. Tashmë jemi në vitin e dytë të kësaj krize.

Prof.Dr. Adrian Civici

Edhe pse “drita jeshile në fund të tunelit” është më e dukshme për rënien e pandemisë, ekonomia globle, shenjat e ringritjes së saj, duket se do t’i nevojitet, së paku dhe një vit tjetër, që të marrë kthesën e nevojshme drejt stabilizimit të situatës ekonomike e sociale.

Pjesa e dyte e Librit “Përballë krizës — Sfidat e teorisë dhe politikave ekonomike”, nga pikëpamja e shtrirjes në kohë, është vazhdim i ngjarjeve e situatave ekonomike të lidhura me pandeminë, për periudhën Qershor 2020 – Qershor 2021.

Nga pikëpamja e zhvillimeve, ndikimeve dhe implikimeve, problemeve, e pasojave që ajo krijoi, na dha mundësinë të hulumtonim dhe depërtonim më shumë “në zemër të mekanizmavë të kësaj krize”. Sepse, ndikimet e saj ishin shumëdimensionale, humane e shëndetësore, ekonomike e sociale, financiare dhe teknologjike, të mendimit ekonomik shkencor dhe të shkollave të këtij mendimi, por dhe të një ndryshimi të madh praktik, implikimet, pasojat gjithashtu. Bota përjetoi një ndryshim të madh, i cili vazhdon e do të vazhdojë gjatë.

Këto janë arsyet që ne na nxitën e stimuluan, në mënyrë të përditshme të ndiqnim të gjitha këto zhvillime, debate, mendime, programe e masa për përballjen e madhe që po i bëhet kësaj krize në të gjitha aspektet, jo vetëm në ekonominë globale, por edhe në ekonominë e vendit tonë.

Jemi përpjekur, modestisht, të ofrojmë, në formën e informimit, analizave, komenteve, përshkrimeve, dhe pse jo, dhe të rekomandimeve, atë që ka ndodhur me këtë krizë , si dhe, me çfarë skenarësh e periudhë kohore pritet të dilet prej saj.

Pas krizës po vjen ringritja dhe një ndryshim i madh epokal.Libri “Përballë krizës – Sfidat e teorisë dhe politikave ekonomike», nga pikëpamja e shtrirjes në kohë, është vazhdim i ngjarjeve e situatave ekonomike të lidhura me pandeminë, për periudhën qershor 2020 – qershor 2021.

Nga pikëpamja e zhvillimeve, ndikimeve dhe implikimeve, problemeve, e pasojave që ajo krijoi, na dha mundësinë të hulumtonim dhe depërtonim më shumë “në zemër të mekanizmave të kësaj krize”.

Ndikimet ë saj ishin shumë dimensionale, humane e shëndetësore, ekonomike, sociale, financiare dhe teknologjike, të mendimit ekonomik shkencor dhe të shkollave të këtij mendimi por dhe të një ndryshimi të madh praktik, implikimet, pasojat gjithashtu. Bota përjetoi një ndryshim të madh i cili do të vazhdojë gjatë.

Këto janë arsyet që na stimuluan, në mënyrë të përditshme të ndiqnim këto zhvillime, debate, mendime, programe e masa për përballjen e madhe që po i bëhet kësaj krize në të gjitha aspektet, jo vetëm në ekonominë globale por edhe në Shqipëri.

Modestisht, jemi përpjekur të ofrojmë, në formën e informimit, analizave, komenteve, dhe rekomandimeve, atë që ka ndodhur me këtë krizë, si dhe, me çfarë skenarësh e periudhë kohore pritet të dilet prej saj.

Pas krizës, po vjen ringritja dhe, një ndryshim i madh epokal.”