Akademia e Shkencave sfidon mjekët, 20 mijë euro për studimin e 3-të të përhapjes së COVID-19

309
Sigal

Akademia e Shkencave, e drejtuar nga ish-politikani dhe shkencëtari Skënder Gjinushi, po bëhet gati të publikojë një studim të tretë, për Covid 19. Me këtë studim, shkencëtari Gjinushi dhe akademikët e tjerë besoj se do t’i japin përgjigje shumë pikëpyetjeve për virusin. Apo edhe për shifrat gjithmonë në rritje të këtyre ditëve, apo edhe për valën e tretë që përflitet në vjeshtë.

Me këtë studim, Akademia e Shkencave po sfidon vetë mjekët infeksionistë dhe të mushkërive. Madje edhe vetë Komitetin Teknik pranë Ministrisë së Shëndetësisë, apo edhe specialistët e Institutit të Shëndetit Publik. Studimi i Gjinushit pritet të hedhë dritë mbi përhapjen e virusit dhe përse ndodh më shumë në Tiranë sesa në rrethe. Apo do vijojë me rregullin e treshit, që nëse ka ndodhur kështu në Itali apo Greqi, duhet të ketë ndodhur kështu edhe në Shqipëri! Të paktën ky ka qenë konkluzioni i studimeve të para…

Por, çfarë po bën konkretisht Skënder Gjinushi dhe Akademia e Shkencave?!

Dokumentet një tenderi që ka bërë kjo akademi tregojnë se  objekti i tenderit është “reagentë dhe mjete konsumi për fazën 3/1 të studimit të seriprevalencës Covid 19”.

Fitues i këtij tenderi është “SWISSMED”, kompani e cila ka ofruar 2.003.550 lekë, ose me TVSH 20 mijë euro, megjjthëse në tender ka pasur oferta edhe më të ulëta por janë s’kualifikuar. Ndërkohë, duke hulumtuar dokumentet, BoldNews.al ka mësuar edhe kërkesat teknike të kiteve dhe mayerialeve të përdorimit për projektin seroepidemiologjik Sars-Cov-2, faza 3/1.

Akademia ka siguruar nga tenderit komplet diagnostik (kit) për përcaktimin e antitrupave SARS-CoV-2 IgG. Kiti imunoenzimologjik i plotë me 96 gropëza të ndashme për matjen semikuantitative të antitrupave të klasës IgG ndaj proteinës S1 të virusit SARS-CoV-2 në serum. Do të marrë shiringa 5 ç me age për marrje gjaku, tuba me xhel për ndarje serumi. Gjithashtu edhe tuba cilindrikë, epruveta 12 x 78, serologjike cilindrike me fund të rrumbullakët me një përdorim.

Disa muaj më parë, Akademia e Shkencave, publikoi studimin mbi seroprevalencën e virusit Sars-Cov-2 në popullatën shqiptare të qytetit të Tiranës. “Është kryer për të njohur realitetin dhe për të ndihmuar në parashikimin e pritshmërive të pandemisë së shkaktuar nga Covid-19. Studimi nuk ka karakter diagnostikues, por verifikues për situatën reale të shtrirjes së infeksionit nga Covid-19” shkruante Akademia e Shkencave, ndërsa vijonte se duke iu referiar raporteve të pranuar botërisht, numri i të infektuarve realë me virusin Sars-Cov-2 mund të jetë deri 10-15 herë më i lartë se numri i të sëmurëve me Covid-19 evidencuar nga shërbimi shëndetësor.