Ahmetaj: Masat për koronavirusin kanë prekur 31 mijë biznese

389
Sigal

Ministri Arben Ahmetaj u shpreh sonte te ”5 Pyetjet nga Babaramo”, se masat për koronavirusin kanë prekur 31 mijë biznese, që janë mbyllur, por që do të ndihmon nga qeveria me paketën që u miratua.

“Janë gati 31 mijë sipërmarrje të vogla janë mbyllur, bar, restorante. Jemi duke parë mundësinë e një pakete për të furnizuar nevojat bazike me një, dy apo tre muajt që vijnë. Nga shifrat që kemi është goditur rreth, 10-12% e punësimit me statistikat e sotme, referuar NIPT-eve dhe borderove. Lista shteruese që ne kemi nxjerrë e ndihmon sipërmarrjen që të ketë aktivitet dhe të mos dëmtohet nga urdhrat e ndalimeve në kohë. Në ditët që vijnë kryeministri do të ketë propozimet për avancimin e njërës apo tjetrës për nevojat bazike të atyre që kanë humbur punën. Do të kenë një mbështetje nga fondi prej 6.5 mld i qeverisë, që është vënë vetëm për këtë punë. Në javën që vjen, kryeministri do të ketë të gjitha propozimet dhe të vendosë cfarë instrumenti do të kalojë. Qeveria për biznesin e vogël, që është mbyllur për shkak të vendimeve tona, do të ketë mbështetje”.

Nga ana tjetër, Ahmetaj ka bërë një apel të fortë ku tha se pensionistët nuk duhet të lejohen të dalin asnjë sekondë jashtë shtëpisë. Ai tha se nënën e tij nuk e lejon të dalë fare nga shtëpi dhe se këtë duhet ta bëjnë të gjithë familjet me moshën e tretë, t’i karantinojnë në shtëpi.