Koronavirusi/ Presidenti Meta: Masat janë drastike pozitive dhe gjithçka po ecën në udhën e duhur

352
Sigal

I ftuar në “Top Channel”, presidenti Ilir Meta ka folur për situatën momentale të koronavirusit.

I pyetur nga drejtuesja e emisionit si i vlerëson masat e qeverisë, Presidenti tha se masat janë drastike pozitive dhe gjithçka po ecën në udhën e duhur. Edhe opozita ka propozuar disa masa, të cilat janë marrë një pjesë të madhe në konsideratë nga qeveria.

I pyetur nëse komunikon me kryeministrin Rama, presidenti sqaroi se si kryetar shteti është në komunikim me të gjithë aktorët qeveritarë, me ministrat, natyrisht tha ai edhe me kryeministrin se jemi një situatë të jashtëzakonshme.

Përveç kësaj, Presidenti theksoi se duhet të ruajmë patjetër jetën e mjekëve dhe personelit mjeksor pasi ata do të shërbejnë qytetarëve të infektuar e do të ruajnë jetë njerëzish.

Presidenti Meta kërkoi një Pakt të madh kombëtar në këtë moment kritik të jetës së shqiptarëve.

Meta tha se këto dy ditë do të mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare e ku ftoj të vijë edhe Lulzim Basha.