“Ahmetaj ishte shkarkuar prej kohësh”/ Meta: Radhën e kishte Rama! Këto janë lojëra për të përfituar kohë

153
Sigal

Kryetari i Komitetit Organizativ të Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar shkarkimin e Arben Ahmetajt nga posti i zëvendëskryeministrit dhe ministrit për rindërtimin.

Në një konferencë për mediat, Meta tha se këto janë lojëra për të përfituar kohë, pasi sipas tij, radhën e kishte Rama.

Sipas Metës, Ahmetaj ishte shkarkuar prej kohësh.

Pse ka ardhur shkarkimi i Arben Ahmetajt? Vetëm për përfshirjen në dosjen e inceneratorëve?

Meta: Ka kaluar koha e shkarkimit të zotit Rama.

Këto janë lojëra për të përfituar kohë për t’i futur në një tonelatë. Ai është shkarkuar prej kohësh. Ngaqë populli e kuptonte që opozita kishte rënë nën të. Nuk kishte çfarë të bënte për të ngritur një qeveri demokratike mbi gërmadhat e Rilindjes së mashtrimit.

Emrin Rilindje e bëri për mashtrim. E shikoni vetë se çfarë kërdie bëjnë përditë. Pavarësisht se janë socialistë, e kuptojnë dhe e ndiejnë që ky është një regres për vendin dhe shoqërinë. Pavarësisht se punojnë në sektorë të ndryshme. Vjedhin në mënyrë të papërgjegjshme.

Harta territoriale që u miratua në vitin 2014, u miratua kështu siç është me një mirëkuptim të plotë Rama-Basha. Unë si kryetar Kuvendi që isha, edhe pse isha në koalicion me Ramën, dhe kisha mundësi për ta bllokuar, ku duhej 84 vota. I kërkova Bashës që të përfshihej në këtë reformë.

Kam insistuar unë si kryetar parlamenti, kur bënte kuvendin PD kam çuar atje të ndjerin Bashkim Fino dhe Petrit Vasilin që të shkonin t’u thoshin se duhet bërë kjo reformë, dhe ju lutem ta bëjmë me konsensus, na jepni një projekt për këtë. Nuk solli kurrë një projekt, pasi kishte bërë pakt me Ramën.