Ahmet Demaj: Merrni ushqimin si ilaç në rini të mos merrni ilaçe si ushqim në pleqëri

128

“Jetë në dallgë” dhe jeta si dallgë

Sigal

Ai është një model pozitiv, por pa Sofinë nukdo ishte ky që është. Përlotesh kur lexon librin “Jetë në dallgë” të O. Papës. Këto dhe mendime të tjera të shprehura në parathënien e librit nga Z. Petrit Broka, të shtyjnë t’i futesh ta lexosh librin dhe të mos e ndërpresësh deri në fq. 429 që përfundon me postulatin e Jobs “Merrni ushqimin si ilaç në rini të mos merrni ilaçe si ushqim në pleqëri”. Në çdo faqe gjen arsyen pse librit i shkon titulli “Dallgë jete”, por krijon mendimin se dallgët e jetës së Dr. Odisesë nuk u përplasën në rërë, por u përplasën në një shkëmb, që i kthyen mbrapsh. Dhe ky shkëmb sot në moshën 76 vjeç ndodhet para nesh dhe është vet Odiseja. Kur linda u zhdukën retë e luftës, por qarkullonin retë e analfabetizmit, të urisë, të varfërisë, të errësirës, të malarjes, të tuberkulozit etj. Sikur të mos mjaftonin këto “Sëmundja e biografisë” ishte mbi të tjerat, por ne si familje kishim garanci Vasil Konomi (komisar i Brig. II Sulmuese).  Vështirësitë na bënë të fortë. U çpova me një gozhdë në oborr dhe ilaçi ishte “Djegia me tel të nxehtë që të digjej mikrobi”. Babai punonte në një fabrikë vaji. Kur vinte nga puna ja kontrollonin çantën e tij, gjenin ndonjë copë bukë, por pa e lyer me vaj. Kjo ishte disiplina e hekurt e tij, por edhe pedagogjia me të cilën na rriti gjithë ne fëmijëve të tij si Andrea, Thomai, Sotiraqi etj.

Ishte në faqet e shkollës 7 vjeçare të mesme deri në fakultet ku përplaseshe me emra të dëgjuar, Petro Cani, Besim Elezi. Kalon te disiplina profesionale “Arostezi – kirurgji klinika e tretë. Çdo pyetje që më lindte nga shërbimi në urgjencë e merrja përgjigjen te profesorët e mi. I kujtoj me nderim. 3 shtator 1973. Dasma, shok, miq, por dhe humor të këndshëm “këputi litarin dashi”, u shqetësua shumë nëna, por fal djemve të lagjes që e zunë. “Nuk pata kohë as të trembesha”, thotë veç mendoja që 85 % e rasteve të diagnozës që përfundova nuk jetonin. Këtu del forca e tij si shkëmb dhe sot e kemi të pranishëm. Nuk harron autori sa kurajo mori nga vizitat e Sihat Tozaj, Liri Balilit, Mexhit Haxhiut, kolegët që janë aq shumë dhe kjo ka vetëm një emër. “MIRËNJOHJE” për njerëzit e mirë dhe si padashur na fut në misticizëm, por me shumë zgjuarsi e vë në gojën e Anshtajnit “Besoj në Zot, por jo te përfaqësuesit e tij”. Më kujtohet historia e një miku tjetër në akord. Pash vdekjen me sy dhe i kërkoja hapëm sytë të shoh djalin. Harrohen telashet merret me disertacionin e gradës Dr. Shkencave kirurgjikale. Nga faqet 188 – 200 gjen kujtime që vërtetojnë besnikërinë nga betimi i Hipokratit. Një zonjë në Greqi më thërret: “Kam vëllain sëmurë, e di që do vdes, por shërbimin mjekësor ja kam detyrim”. E vizitova,- thotë Dr. Odisea, por 5000 dhrammitë që më ofroi s’ i mora (i vëllai vdiq). (VENETIA) e mbajti mend dhe e shpërbleu shumëfish me tjetër mënyrë njerëzore. Mu kujtua mjeku që vizitoi babain 5ditë para se të vdiste. Edhe sot e kujtoi me neveri për lekët që mori. Me prof. Sabit Brokaj, me prof. Glaros, me Dr. Gjikën konsultohesha këtu dhe në emigracion, u merrja mendim. Nuk i harroj këshillat e tyre: “Paratë janë në emigracion, por kapitali më i madh është t’u shërbesh bashkëkombasve të tu”. Kujton punën me Servet Brakaj, Engjëll Isaraj, Llukë Gjidede etj. Erdha të shërbej, por “MELANOMA” më shqetësoi deri te jeta dhe sikur të mos mjaftonte kjo, lufta për shefin e kirurgjisë ka material për një novelë më vete për telenovelat e politikës me administratën publike të këtyre 30 e ca viteve. Janë 232 faqet e para të tij për t’u futur te 200 faqet e tjera në dallgët e jetës së tij edhe jeta e fëmijëve.

Pse qan e pyet djalin 9 vjeç? “Më rrahu shoku i klasës”. = Forcohu dhe ti që ta përballosh. = Bëhu i zoti në mësime dhe djali shkëlqen në anglisht dhe kompjutera. I futen dallgëve të detit JETË= dhe dalin fitimtar. Sot njeri nga djemtë Prof. i asociuar me 110 artikuj shkencor në revistat ndërkombëtare krenon babain, nënën dhe kombin shqiptar.

= Libri të armatos të përballosh jetën. Nga sëmundja e MELANOMËS doktori na këshillon: “Mos shko te jatroi, por te Ai që e voi” sjell kujtim për TAQIN 12 vjet i sëmurë. Mua më shpëtoi Autosugjesticioni.U përgatita: “Do luftoj, do fitoj”. Shumë qet na sjell kronika të uljeve dhe ngritjeve të jetës, detyrave dhe proceseve të saj.

Ishin situata të trishta, dhe poshtëruese në propozim të një mjeku që Ai e konsideron jo profesion, por mision gjithë atë luftë politike për shefin e kirurgjisë. Por merr modelin e artistes së hollivudit Sharon “Nuk ka rëndësi si rrëzohesh në jetë, por si ngrihesh pas çdo sfide”. = Shqipëri, Greqi, Amerikë e kthim, një rrugë e gjatë, por të palodhur. Dëshmi e këtyre energjive një telefonatë e birit të tyre për Sofinë: “O ma të kam gjetur punë në Amerikë. Hajde!” Kur shkojnë gjejnë lajmin që bëhen gjyshër dhe dhuratën që emrin e mbesës e legjitimoi Sofika. As diplomat, as disertacionet, as dekoratat nuk vlejnë sa mbesat e tij. E duke përfunduar këtë fjalë them: Paska dy jetë: njërën që në sytë e të tjerëve u duket fushë me lule dhe njërën që e dëfton vet si dallgët e detit. Ndaj nga populli thonë: “Qofsha si më dinë”, sepse jeta paska dhe këto halle që ne nuk i dinim për ju Dr. Odhise, ju me këtë libër na dhatë jetën tuaj si model si të shpëtojmë jetët tona: Tani jo si mjek, por si qytetar i denjë i Qytetit të Vlorës.

= Libri nuk ka çmim mbrapa.Unë e përkthej:

“Se vetë jeta që na treguat është shumë e çmuar”

Shtypur bukur. Shkruar bukur. Përdor gjuhë të pastër.

 

Nis më 16 nëntor Festivali i Teatrit Shqiptar “Moisiu” në Shkup

Më 16 nëntor do të nis Festivali i Teatrit Shqiptar “Moisiu”.

Festival Moisiu është bashkëprodhim i Teatrit Kombëtar të Kosovës, Teatrit Shqiptar të Shkupit, Teatrit Kombëtar të Shqipërisë e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.

Me mbështetje të plotë të Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Ministria e Kulturës e Maqedonisë së Veriut dhe Ministria e Kulturës e Republikës së Shqipërisë, teatrot kryesore shqiptare bashkë – organizojnë festivalin më të madh të teatrove shqiptare nga të trija shtetet me 12 trupa teatrore”, bëhet e ditur në njoftim. Sipas njoftimit, ky festival është emëruar në bazë të artistit të madh shqiptar të teatrit evropian – Aleksandër Moisiu.

Gjithashtu, festivali do të jetë i përvitshëm dhe do të organizohet në çdo nëntor në rotacion: Shkup, Tiranë, Prishtinë. Festivali do të mbahet deri më 27 nëntor.