Agjencia e Bashkimit Evropian “Frontex”: Mafia shqiptare e qenieve njerëzore

670
Sigal

Pas amerikanëve, një tjetër raport tronditës nga
Brukseli për Shqipërinë

 

Dezdemona Porja

 

Një raport i fundit i agjencisë evropiane “Frontex”,
thotë, se mafia shqiptare është dominuese në trafikimin e refugjatëve. Raporti
thekson ndër të tjera se, duke shfrytëzuar mungesën e masave nga ana e Bashkimit
Evropian për krizën e emigrantëve, mafia kryesisht ajo shqiptare, italiane dhe
turke po tregohet oportuniste. Pavarësisht rënies së numrit të emigrantëve të
kapur për kalim ilegal të kufirit në vendet e Ballkanit Perëndimor, në krye
qëndron kufiri shqiptaro-grek. Pika e dy është kufiri mes Hungarisë dhe
Serbisë, ku trafikantë rezultojnë shqiptarët e Kosovës. Mafia kryesisht luan
rol lehtësues, duke ndihmuar refugjatët për kalimin ilegal nga një shtet në
tjetrin. Gjithashtu, ata pajisin me dokumente false emigrantët ose korruptojnë
politikanë dhe punonjës të administratës. Por, mafia shqiptare nuk është e
përfshirë vetëm në kalimin ilegal nga Greqia për në Shqipëri, por e në kalimin
e tyre nga një vendi i Evropës Perëndimore në tjetrin, si për shembull për ata
që duan të shkojnë në Britaninë e Madhe. Në raport, thuhet se mafia shqiptare
fillimisht i dërgon refugjatë në Itali dhe më pas në Belgjikë nga portet e të
cilës dërgohen më pas në Britaninë e Madhe.

Kush është “Frontex”

Që nga viti 1999 Këshilli Evropian për Drejtësi dhe
Punët e Brendshme ka ndërmarrë disa hapa në drejtim të forcimit të
bashkëpunimit në fushën e migrimit, azilit dhe të sigurisë. Në fushën e
menaxhimit të kufirit kjo çoi në krijimin e Njësisë së Përbashkët të kontrollit
të kufirit të jashtëm – një grup i përbërë nga anëtarë të Komitetit Strategjik
mbi Imigracionin, Kufij dhe Azilin (SCIFA) dhe krerëve të shërbimeve kombëtare
të kontrollit kufitar. Njësia e Përbashkët koordinon projektet kombëtare të
Qendrave Ad-hoc për Kontrollin e Kufirit. Detyra e tyre ishte të mbikëqyrte
projekte pilote dhe operacionet e përbashkëta që kanë të bëjnë me menaxhimin e
kufirit.