Blerja e Aeroportit të Rinasit nga “Kastrati Group” përbënë sukses të veçantë jo vetëm për kompaninë ,por edhe për qytetarët shqiptarë që udhëtojnë nga Rinasi. Më në fund me marrjen në dorë nga Kastrati ka filluar zgjerimi i pistës për uljen e avionëve ndërkontinentale, veprim që duhet në fakt të ishte kryer vite më parë nga kompanitë që i kishin patur në zotërim. Megjithatë, Tashmë që Kastrati Group investon në terminalin e ri për të bërë zgjerimin e aeroportit, rriten dhe mundësitë ekonomike për vendin, me uljen e avionëve që kanë fluturime direkte me pjesën e Azizë apo Amerikës. Në këtë mënyrë do vijnë të huaj që do udhëtojnë dhe as qytetarët shqiptarë nuk do të lodhen më me tranzite, por do kenë mundësinë e fluturimeve direkte me pjesën tjetër të botës. Me kapacitet të shtuar, TIA është gati të ofrojë një përvojë të shkëlqyer udhëtimi duke nxitur zhvillimin ekonomik dhe turizmin në rajon.Drejtori i Përgjithshëm i Tirana International Airport, Piervittorio Farabbi, zbuloi të hënën se kompania po punon për të trefishuar sipërfaqen e terminalit të aeroportit në 40 mijë metra katrorë. Terminali i Rinasit aktualisht zë një sipërfaqe prej rreth 14,500 metra katrorë, çka do të thotë se sipërfaqja e tij do të trefishohet për të përballuar fluksin gjithmonë në rritje të shpejtë të pasagjerëve që udhëtojnë përmes aeroportit.
Pjesë e Kastrati Group/
Presidentja e KE, Ursula von der Leyen vlerëson Aeroportin e Tiranës: Ka rritjen më të shpejtë në Europë
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ka vlerësuar Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës si aeroportin me rritjen më të shpejtë në Europë.Këtë deklaratë ajo e ka mbështetur me statistika zyrtare që i ka prezantuar para liderëve europianë në Samitin e Bledit në Slloveni.“Saktësisht një vit më parë ne prezantuam planin e ri të rritjes për Ballkanin Perëndimor dhe puna ka filluar të tregojë rezultatet e para. Le të ndalemi për një moment dhe të kremtojmë këto arritje, të cilat ju udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor duhet të jeni shumë krenarë”, theksoi Von der Leyen.Von der Leyen ishte e pranishme gjatë punimeve të samitit shprehu vlerësimet më të larta për Aeroportin “Nënë Tereza”, duke thënë se në Shqipëri duhet të jenë vërtet krenarë për këtë arritje të aeroportit që zotërohet dhe menaxhohet nga Grupi Kastrati.“Tirana është aeroporti me rritjen më të shpejtë në Europë. Kompanitë europiane po vendosen në Serbi dhe në Bosnjë-Hercegovinë me një hap të shpejtë. Kosova, reformat ekonomike të saj, janë lëvduar nga FMN-ja dhe po sjellin përfitime ekonomike.Investimet dhe infrastruktura në Maqedoninë e Veriut janë burim frymëzimi. Mali i Zi sapo ka përjetuar rritjen e vlerësimit, kreditimit”, nënvizoi Presidentja e KE-së.
Edi Rama: Shqipëria kryeson listën, rritje e jashtëzakonshme e pasagjerëve në Aeroportin e Rinasit për korrikun
Kryeministri Edi Rama ka publikuar tabelën e Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve për muajin korrik, ku Shqipëria kryeson listën për rritjen e pasagjerëve në Rinas.Në një postim në rrjetin social Facebook, kryeministri Rama shkruan se rritja e numrit të pasagjerëve me 200% është një sukses për imazhin e vendit tonë, teksa “thumbon” opozitën duke thënë se këto shifra u acarojnë nervat dhe i bën që të nxjerrin nga goja gjithëfarë çudirash.Në fund, Rama ngre edhe pyetjen se çfarë 4 mijë japonezët, 20 mijë australianët apo 35 mijë kanadezët këtë vit, që nuk e kanë vizituar më parë Shqipërinë.“Ja edhe tabela e këshillit ndërkombëtar të aeroporteve për korrikun, ku përsëri Shqipëria kryeson me rritjen e jashtëzakonshme mbi 200% të numrit të pasagjerëve, e cila është pasqyrë shumë e qartë e “boshatisjes” së Shqipërisë nga turistët këtë vit.Është e habitshme po jo edhe aq, që ky sukses i cili po e ngre vazhdimisht imazhin e Shqipërisë në botë, përveçse po sjell të vlera të reja të shtuara për ekonominë, disa shqiptarëve mes nesh u acaron nervat dhe u nxjerr nga goja gjithëfarë çudirash.Ka prej tyre që thonë se këta miliona njerëz që kanë udhëtuar drejt Shqipërisë këtë vit gjermëtani, qenkan të tërë shqiptarë të larguar nga qeveria e poshtër, të cilët vijnë për të parë njerëzit e tyre!!!..Po edhe sikur të ishte e vërtetë kjo çudi dhe 4 mijë japonezët, 20 mijë australianët apo 35 mijë kanadezët që kanë zbritur këta muaj nga avionët në Tiranë të jenë të gjithë shqiptarë, pyetja është pse nuk erdhën më parë dhe çfarë i solli këtë vit?”, shkruan Rama.
Presidenti i Republikës Bajram Begaj: Linjë ajrore direkte me Letoninë
Presidenti Bajram Begaj, në vizitën shtetërore në Letoni diskutoi me homologun e tij përsa i përket marrëdhënieve ekonomike, Presidentët e dy shteteve biseduan për rritjen dhe zgjerimin e tyre, duke përfshirë investimet direkte, turizmin, shkëmbimet tregtare, arsimin dhe kërkimin shkencor.Në këtë aspekt, u propozua vendosja e një linje ajrore direkte të përhershme, e cila do të sjellë afrimin mes dy vendeve, rritjen e fluksit të shkëmbimeve dhe të turizmit.