Ndërpriten fluturimet e darkës për në Stamboll, ja datat

496
“Tirana International Airport” njoftoi sot se për shkak të përhapjes së koronavirusit (COVID-19), Air Albania ka njoftuar se fluturimet e darkës, ZB1003 dhe ZB1004 për në Stamboll do të ndërpriten duke filluar nga data 18 mars 2020 deri më 30 mars 2020.
Sigal

Fluturimet e mëngjesit ZB1001 dhe ZB1002 do të operojnë normalisht sipas orareve të përcaktuara. Për veprime të mëtejshme, ju lutemi pasagjerëve të kontaktojnë kompaninë ajrore apo agjencitë e udhëtimit,” theksoi TIA.