Ambasada gjermane: Zyra e vizave dhe pasaportave në Tiranë do vijojnë të mbeten të mbyllura

306
Sigal

Ambasada e Gjermanisë në Shqipëri mbyll zyrën e vizave dhe pashaportave, deri në një njoftim të dytë.

“Nisur nga gjendja aktuale zyra e vizave dhe pashaportave të Ambasadës Gjermane në Tiranë do të vazhdojnë të mbeten të mbyllura për publikun deri në një njoftim të dytë. Kjo vlen edhe për çështje të tjera konsullore sikundër janë vërtetimet, legalizimet dhe lejet e kalimit të kufirit, thuhet në njoftimin e ambasadës gjermane.

“Të gjithë personat, që kanë një datë të konfirmuar aplikimi, i cili është i pamundur për shkak të mbylljes së Ambasadës, do të njoftohen automatikisht me email në momentin e duhur lidhur me datën e re të aplikimit. Jeni të lutur të verifikoni emailet, që ju mbërrijnë në SPAM, thekson ambasada gjermane.

“Lutemi të hiqni dorë nga pyetjet individuale lidhur me datën e re të aplikimit, pasi kërkesa të tilla për fat të keq nuk mund të marrin përgjigje, shton ambasada gjermane.

“Për aplikimet e bëra deri më tani: Ambasada do të njoftojë ata aplikues, pashaportat e të cilëve duhet të tërhiqen pas lëshimit të vizës përkatëse. Në raste urgjente drejtojuni ju lutem Ambasadës me email apo në rrugë telefonike. Qëndroni të informuar rredh gjendjes së mëtejshme përmes faqes sonë të internetit, përfundon ambasada gjermane.