Adriana Dizdari: Nuk ju vjen turp ju njerëzve të pushtetit, teksa bëni sehir kur agresorët me zinxhirë mbyllin Qendrën e Artit

590
Sigal

Bashkëshortja e kompozitorit Limos Dizdari, Adriana e cilëson mbylljen e qendrës së vetme kulturore të Ksamilit një veprim monstruoz. Ajo tregon njerëzit e pushtetit qëndrojnë tërësisht indiferentë, teksa duhet të dalin në ndihmë. “Një veprim monstruoz në Qëndrën e Artit DEA. Të larguar për çështje gjyqësore nga Ksamili, ndodhemi në Tiranë. Qëndrën e kemi mbyllur si gjithmonë kur largohemi. Na lajmërojnë se disa makina me plot njerëz, zbarkojnë përpara portës me kangjella të qëndrës në mënyrë shumë agresive, lidhin me zinxhirë portat në mënyrë që askush të mos hyjë e të mos dalë, dhe më e pa besueshmja, futin në oborr dy qen të mëdhej dhe të egërsuar. Kjo është e pa besueshme. Ku e marin guximin këta njerëz? Si mund të qëndrojnë indiferent njerzëit e pushtetit? Hej, ….jemi qytetarë të Shqipërisë, ..e keni detyrë të na dilni në mbrojte…. duhet të thërasim … ndihmë.. ndihmë? Po sikur të jetë tepër vonë? Çfarë kemi bërë, xhanëm, çfarë, përveç se shpëtuam nga rënimi i plotë një ngehinë të shkatëruar 80%. Juve të konfederatës, kushdo qofshi, nuk ju vjen turp, nuk ju vret ndergjegjeja për këtë sjellje kriminale që e inincuar ju, me veprimet tuaja të fshehta? Turp për ju….”, shkruan ajo.