Gjykata e Strasburgut ka vendosur rishqyrtimin në vetting të ish gjyqtarit të lartë dhe kushtetues Admir Thanza. Ai kërkoi rreth 220 mijë euro dëmshpërblim për detyrimet e papaguara nga viti 2018, si dhe rikthimin në Gjykatën e Lartë si gjyqtar, por nuk u pranuan nga Strasburgu. Kjo i fundit i njohu një shumë të shpenzimeve të kryera gjatë procesit gjyqësor.
Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg, ka vendosur kthimin për rishqyrtim në Vetting të çështjes së Admir Thanzës, ish-gjyqtarit të lartë dhe kushtetues. Strasburgu vlerëson se Thanzës nuk i është dhënë mundësia e duhur për t’u mbrojtur në lidhje me akuzën dhe se arsyetimi i autoriteteve ka qenë i pamjaftueshëm.
Ndërkohë që nga ana tjëtër Strasburgu refuzoi kërkesën e Thanzës që Gjykata t’i kërkojë qeverisë ta rikthejë atë në detyrë. Gjykata thotë se nuk ka gjetur shkelje të nenit 8 të Konventës në lidhje me gjetjet e organeve të verifikimit mbi vlerësimin e pasurisë. Admir Thanza kërkoi 200,000 euro për dëmin jomaterial dhe mbi 16,mijë euro për dëmin material për shkak të humbjes së pagës midis korrikut 2018 dhe nëntorit 2020 si të cilat nuk u pranuan.
Gjithashtu ankuesi kërkoi 12,896 euro për tarifat e avokatëve të tij përpara gjykatës, të paguara sipas faturave të lëshuara në 2018 dhe 2020. Por qeveria shqiptare tha se një shumë e tillë, nuk korrespondon me vlerën e shërbimeve ligjore në Shqipëri, dhe për këtë Strasburgu vendosi kompensimin me vetëm 3500 euro brenda 3 muajve. Në janar të 2022 Thanza u vendos nënë hetim, për fshehjen e një apartamenti në Komunën e Parisit dhe të një garazhi, të cilët vijojnë të jenë të sekuestruara për llogari të hetimit.
Ai u shkarkuar nga vettingu për të treja kriteret, pasi Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit zbuloi se nuk kishte deklaruar në formularët e dekriminalizimit një dënim prej 100 mijë lireta nga gjykata italiane. Pas një dënimi me shërbim prove për këtë dosje, shtatorin e 2021-shit, gjykata e Apelit në Tiranë e deklaroi të pafajshëm Thanzën, me arsyetimin se nuk ishte i detyruar ta pohonte një vendim të tillë.






















